Informacion paraprak/Rreth orës 05:50, në fshatin “Bërdice”, ka rënë zjarr në një varrezë automjetesh në pronësi të shtetasit L. P., 32 vjeç. Si pasojë janë djegur 3 automjete dhe një zyrë pune.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.