SPAK

Prokuroria e Posaçme ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me krimet zgjedhore, ku bën me dije se janë 156 materiale të administruara, prej të cilave 39 kanë kaluar në fazën e hetimit, pra janë regjistruar si procedime penale.
“Prej tyre 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal. 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore. 17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi”, bën me dije SPAK.

Nga 39 procedimet penale të regjistruara, 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. 8 janë nisur kryesisht nga SPAK, 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm, 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore dhe 3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Prokuroria e Posaçme bën me dije veprat penale të lidhura me krimet zgjedhore.

“33 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).
4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).
1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).
1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës)”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu