Ballina Kronike Arrestohen babë e bir, u kapën duke shitur doza kanabisi në Shkodër

Arrestohen babë e bir, u kapën duke shitur doza kanabisi në Shkodër

Shkodër

Shitnin doza kanabisi, në qytet, kapen në flagrancë me kanabis me vete dhe arrestohen 2 shtetas (babë e bir).

Sekuestrohen sasia e kanabisit që kishin me vete dhe një tjetër sasi kanabisi që u gjet në banesën e tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të shitjëes së lëndëve narkotike në doza.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. Z., 59 vjeç dhe P. Z., 20 vjeç (babë e bir), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në lagjen “Tre Heronjtë”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks