Një 38 vjeçar është arrestuar pas 7 vitesh pasi akuzohet për trafikim të lëndëve plasëse.

Policia mbështetur nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjet e një shtetasi të kërkuar, bënë lokalizimin dhe ndalimin e Febjus (Dritan) Dautit, 38 vjeç, banues në Durrës. 

Më 17 janar 2015, 38-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse.

“Si rezultat i punës policore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë së Durrësit vunë në pranga, më 18 tetor 2022, shtetasin Bledar Plaku, njëri nga bashkëpunëtorët e shtetasit Febjus (Dritan) Dauti, të vënë në pranga ditën e sotme” informoi sot policia e Durrësit.

Për Dautin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu