Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli denoncoi sërish situatën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit.
Në Greqi, e kanë të pamundur të marrin zarfet dhe ato nuk i shkojnë në shtëpi. Ata nuk e gjejnë zarfin kur shkojnë tek lokalet ku janë adresuar nënkontraktorët e DHL-së. Pra ndërkohë që nuk kanë mundësi të votojnë, të marrin fletën e votimit, këtu në Tiranë vijnë kuti të pafundme me fletë votimit të plotësuara.
Ajo që po ndodh sot, dje, para 3 ditësh është shumë interesakte në fakt, është derivati i skemës së manipulimit të procesit zgjedhor në Greqi, dhe ndodh vetëm për Greqinë.
Vijnë vetëm nga Greqia kuti të mbushura, ndërkohë që njerëzit nuk kanë marrë fletën e votimit për të votuar.
Vijnë në mënyrë tërësisht të papërfillshme kuti të tjera, nga vende të tjera nga e gjithë bota.
E gjithë diaspora e shpërndarë në të gjithë globin, kanë një numër të përfillshëm kutish që vijnë, ndërkohë që vijnë kutitë e mbushuara me votat që nuk janë plotësuar nga njerëzit që nuk kanë pasur mundësi të marrin zarfin për shkak të problemeve të DHL dhe nënkotraktorëve të saj.
Praktikisht ajo që kemi thënë, shërbimin postar te nënkontraktorët siç duket po e bëjnë pushteti i Tiranës, dhe kjo e kthen në problem jashtëzakonisht të madh, manipulimin masiv që po ndodh në Greqi.
I kërkojmë KQZ-së e cila thotë për mos përthyrje të standardeve të dorëzimit, të kthimit dhe të dorëzimit të tyre do të sanksionohen nënkontraktorët, ne si forcë politike nuk jemi të interesuar në këtë moment për sanksione por për të ruajtur integritetin që në këto kushte nuk ekziston më.
Në këto kushte, jemi të detyruar ti kërkojmë KQZ-së që kutitë që vijnë nga Greqia të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe të mos bashkohen me vendet e tjera, meqenëse ne kemi dyshime të forta për skemën e manipulimit të votës së shqiptarëve në Greqi.
Vazhdoj të përsëris thirrjen për OSBE-ODIHR që të ketë një fokusim të madh me atë që po ndodh me manipulimin me votën e shqiptarëve në Greqi.
Përsërisim SPAK kërkesën për të hetuar këtë skemë që nuk ndodh në vendet e tjera, por ndodh vetëm në vendin fqinj, duke fyer në fakt dinjitetin dhe të drejtën e votës.
Pas 11 majit Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër sepse vota e ndershme do bëjë kthesën e madhe në Shqipëri.