Goditi me mjet prerës, vëllanë e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 73-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Shkodrës, ishte dërguar për të marrë mjekim, shtetasi H. K., kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi H. K., 62 vjeç, ishte dëmtuar në kokë pasi ishte goditur me mjet prerës (kmesë), nga vëllai i tij, shtetasi C. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Në vijim të veprimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi C. K., 73 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme. Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi H. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.