Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat me armë zjarri në afërsi të Kishës së Laçit. Paraprakisht dyshohet se janë zënë për motive të dobëta, teksa në gjendje të rëndë ndodhet shitësja e qirinjve në anë të rrugës, e cila ishte futur për t’i ndarë.

“Pse më sheh”, ky dyshohet se ka qenë nisja e përdorimit të armëve. Dyshohet se më pas dikush ka zbritur me dorezë hekuri e kanë nisur të përplasen fizikisht. Pas kësaj dyshohet se një tjetër person ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar duke plagosur 5 persona.

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu