Ballina Aktualitet Java e dytë e bojkotit, pedagogët protestojnë para korpusit universitar për rritje...

Java e dytë e bojkotit, pedagogët protestojnë para korpusit universitar për rritje pagash

Pedagogët janë mbledhur sot përpara korpusit universitar për të zhvilluar protestën e paralajmëruar.

Ata i bëjnë thirrje studentëve që t’i bashkohen në protestë. Kjo është java e dytë e bojkotit të mësimit nga pedagogët, pasi qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e tyre, ku me kryesorja mbetet rritja e pagave.

Qeveria vendosi tu rrisë pagat pedagogëve me 7% nga buxheti i shtetit ndërsa këta të fundit e cilësuan këtë vendim qesharak.

Sa i përket shtesës prej 8% që sipas ministres së arsimit do të lëvrohet nga fondet e universiteteve pedagogët mendojnë se tarifat e studentëve duhet t’u kthehen atyre përmes shërbimeve dhe jo të shkojnë për paga.

Pak ditë më parë studentët i paraqitën një peticioni në Kryeministrisë ku kërkojnë që të ndihmohen financiarisht për shkak të krizës së çmimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks