Zbardhet dëshmia e 57-vjeçarit amerikan Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito,54 vjeçe në Shkodër. Para hetuesve, Saporito është shfaqur i penduar për krimin, ndërsa sipa tij vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin. Shkak për zënkën ai u tha hetuesve janë bërë sharjet dhe ofendimet që 54-vjeçarja ka nisur të bëj ndaj tij. Brendon Saporito ka deklaruar se zënkat i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë. Pasi ka kryer vrasjen, në gjendje të rëndë psikologjike, Saporito preu damarët, i penduar menjëherë për çfarë kishte bërë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu