Ermir Shabanaj, 37-vjeç, i shpallur në kërkim pasi plagosi me thikë 37-vjeçarin Besmir Uka, është arrestuar nga policia. Në pranga të policisë ka rënë edhe E.M, 42-vjeç, banues në Selencisë i cili dyshohet se ka ndihmuar Ermir Shabanajn që të fshihej pas ngjarjes dhe se dyshohet se po përgatistet kushtet për ta larguar nga qyteti i Sarandës.
Përplasja mes Ermir Shabanajt dhe Besmir Ukës, ndodhi mbrëmjen e datës 21 tetor në një lokal në lagjen nr.3 në Sarandë, ku pas një sherri për motive të dobëta, mbeti i plagosur me thikë Besmir Uka, i cili ndodhet në spital. Sipas bruimeve sherri ka ndodhur pasi dy autorët janë përplasur ndërmejt tyre për shkak të ngritjes së zërit në një tavolinë në lokal e që më pas ka çuar një konflikt fizik ndërmjet palëve.


Kush është Besmir Uka dhe Ermir Shabanaj?
I plagosuri Besmir Uka dhe autori rezultojnë të dy me precedent të mëparshëm penal. Uka është dënuar për një vrasje të ndodhur vite më parë në Sarandë. Pas një sherri në kazino, Uka për vetëmbrojtje ka qëlluar për vdekje Edmond Mullain. Uka e ka kryer dënimin për këtë vrasje. Sakaq, gjatë kohës që ndodhej në burg, Uka është denoncuar nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në “Facebook” se do ta vriste. Uka ndërkohë ka precedentë penalë edhe për “dhune në familje”, “drejtim mjeti pa patentë”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.

Sa i përket autorit, Ermir Shabanaj më 25 qershor të këtij viti është arrestuar nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë. Në 2013 Shabanaj gjithashtu ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Sarandë/Plagosi me mjet prerës, një 37-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga.

Arrestohet dhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka ndihmuar autorin e ngjarjes, për t’u fshehur.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, ku mbeti i plagosur me mjet prerës, shtetasi B. U., 37 vjeç.
Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në inteligjencën operative, në lagjen nr. 4, Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
-E. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. U., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë është bërë edhe ndalimi i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu