Statistikat e këtij sezoni në duelet direkte Elbasani-Vllaznia flasin në favor të shkodranëve. Dy ekipet janë përballur 5 herë këtë edicion mes ndeshjeve të kampionatit dhe Kupës.
Kështu në kampionat Vllaznia ka marrë një barazim 0-0 në fazën e parë. Kuqeblutë kanë triumfuar në fazën e dytë me rezultatin 1-2. Ku golit të Qaqit i përgjigjeshin Dodaj e Çoba për shkodranët. Në fazën e tretë sërish ekipet do e mbyllnin në një barazim 1-1, ku shënues ishin Deliu për Vllazninë dhe Musta për Elbasanin. Teksa humbiste një penallti edhe Bekim Balaj në këtë sfidë.
Shkodranët do të ishin triumfatorë ndaj Elbasanit këtë sezon edhe në çerekfinalet e kupës së Shqipërisë. Ku dueli i parë në Elbasan përfundoi me rrjetat e paprekura në rezultatin 0-0. E ndërsa në kthim sfida do të ishte spektakolare, sepse ndeshja do të përfundonte me rezultatin 3-3 pas kohës së rregullt dhe 30 minutave të shtesës. Ku Vllaznia do të ishte më e saktë nga goditjet e 11-metërshave për të kaluar në gjysmëfinale më pas.
Statistika që flasin në favor të shkodranëve, që pavarësisht se nuk janë super dominuese, tregojnë për një traditë pozitive të kuqebluve ndaj Elbasanit.