Kreu i këshillit të qarkut Shkodër Edmond Ndou priti në një takim në hollin e këtij institucioni, përfaqësuesit e qendrave “Madonnina del Grappa” dhe “Buzëqeshja e Motër Lezës”, dy institucione të përkujdesit social. Ishte kërkesa e vetë drejtuesve të këtyre qëndrave që të zhvillonin një vizitë të tillë falenderuese ndaj kryetarit të qarkut Edmond Ndou, për të gjithë mbështetjen që ka dhënë në vazhdimësi ndaj tyre. Ndou premtoi se do të vazhdojë të jetë përkrahës i këtyre kauzave dhe qarku Shkodër do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet vendore e qëndrore, për të qënë pranë tyre.

Personat që trajtohen në këto qendra zgjodhën që bashkë me disa dhurata simbolike për drejtuesit e qarkut, të sillnin edhe interpretime artistike, si shenjë mirënjohje për mbështetjen që marrin. Qarku i Shkodrës cdo vit përmes mbështetjes nga ministria e shëndetësisë, ka akorduar mbështetje financiare për këto institucione, duke mbuluar shpenzimet për stafin dhe pajisjet logjistike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu