Një shkrim nga prof.Romeo Gurakuqi
28 vite ma pare, ne kapercyellin mes 12 dhe 13 marsit 1997, neper erresiren e nje nate, nje “Dore e Zeze”, nje Mendje e Erret, “ende e paidentifikuar” sot e kesaj dite, tinzisht dhe pabesisht, e perfshiu qytetin tone te dashur, te Bukuren e Dheut Shqiptar, ne kaos te plote, ne shkretim te cdo institucioni, shkaterrim te organeve te sigurise dhe mbrojtjes, plackitje te Bashkise, djegie te Gjykates, Bankave dhe Arkives Kadastrale te ish-Perandorise dhe te Shtetit.
Brenda atyre pak oreve te kobshme te startit anti-shtet, Shkodra, qyteti me i stabilizuar i Shqipnise se asaj kohe, qe prej pak vitesh po perjetonte rimekembjen, riperteritjen ekonomike, rivendosjen e se drejtes se pronesise, ri-integrimin e shtresave te gjera te popullsise se persekutuar ne jeten qytetare e administrative, u tradhetua dhe artificialisht dhe u perfshi ne nje kaos qe nuk ishte i saj.
Nga ajo nate, per disa vite me radhe, me shume se çdo vend tjeter ne Shqiperi, Qyteti dhe Krahina filloi notimin e përgjumun neper erresiren e anarkise, ne te panjohuren e komanduar diku larg saj.
Banoret u gjenden para zhvleftësimit te dhunshëm dhe të pamerituem të statuteve dhe kodeve qytetare shumëshekullore; para kercenimit të dinjitetit personal, familjar, pasunor; shkatërrimit te pamerituem të atyne të mirave materiale, që jepnin nji lloj shprese për të ardhmen; uljes masive te gjendjes se popullatës së rajonit në nivelin e urisë; fillimit te fazes se dyte te largimit të djelmnisë dhe inteligjencës, prej vendilindjes, prej kesaj kryeqendre te madherishme per ata, nga e cila, per tradicion, nuk ishin mesuar kurre te largoheshin pa kthim.
Asnjeni nga pushtuesit e huej që kaluen në këtë truall, nuk e lanë këtë qytet dinjitoz mà të pambrojtun, sesa “shteti rrëmujë” shqiptar i vitit 1997.
Megjithate, shkodranet ia dolen te bashkohen edhe ne keto dite te veshtira dhe te bllokojne objektivin e rrenimtareve.
Qytetarët e Shkodrës janë krenarë sot, për izolimin civil të veprimtarisë rebeluese që gërmonte në mjegullën e kaosit shqiptar, të marsit 1997.
Shkodranët nuk do të harrojnë kurrë, veprimin e përgjegjshëm nacionalist të klerikëve të të tre komuniteteve, Myftiut Haxhi Faik Hoxha, Famullitarit Imzot Luçiano Avgustini, Kreut te Kishes Ortodokse At Aleksander Petani dhe të Qytetarit të Parë zotni Bahri Boriçi.
Ata ia dolen te ndalin qe qyteti te mos vendoset spontanisht dhe padrejtësisht, në rolin e nji lodre të destinueme për t’u sakrifikue nga meskiniteti i politikës.
Ne duhet t’u jemi atyre perhere mirenjohes, t’i kujtojme me nderim ata qe nuk jetojne dhe lane kete trashegimi misionare dhe te respektojme ne vijimesi bashkeqytetaret udheheqes qe i kemi cdo dite mes nesh.