Një shpërthim ka tronditur Lezhën gjatë natës.
Objektiv i sulmit me lendë plasëse ishte një lokal në lagjen ‘Besëlidhja’, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia po kryen të gjithë veprimet me qëllim zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.