Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme (11 mars), rreth orës 15:00, në komunën Azzano Decimo. Viktima është Xhavit Halilaj, 65-vjeçari me banim në Sacile me origjinë nga Shqipëria.
Sipas mediave italiane, Halilaj i bëri shenjë një kamionçine që po transportonte mjete pune që të ndalonte, pasi po humbte një pjesë të ngarkesës. Të dyja mjetet dolën në korsinë e emergjencës. Në momentin që 65-vjeçari doli nga makina u godit nga një kamion që po afrohej. Tre personat në bordin e makinës u plagosën në aksident dhe u dërguan në spital.