Ish Ministri i shendetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK, pasi ka permbushur masen e tij te sigurise per "Detyrim Paraqitjeje". Beqaj akuzohet per shperdorim detyre dhe i eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashte shtetit”./r/n/r/nFormer Minister of Health, Ilir Beqaj leaving the premises of SPAK, after fulfilling his security measure for "Compulsory Appearance". Beqaj is accused of dereliction of duty and the security measure "Compulsion to appear" and "Prohibition of leaving the country" has been imposed on him.

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish- ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe pesë të pandehur të tjerë.

Ndaj Ilir Beqajt rëndon akuza e korrupsionit, fshehje të pasurisë, shkelje e barazisë në tendera dhe mashtrimit, ndërsa ai u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK për abuzimet me fondet e SASPAC. SPAK nisi hetim pasuror nga lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqja deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

Dosja që çoi në arrestimin e Ilir BeqajtIsh-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u vu në pranga mëngjesin e sotëm, 4 korrik, me urdhër të SPAK. Së bashku me të, u arrestuane dhe dy persona të tjerë. Njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, i njohur si një nga njerëzit më të besuar të Beqajt. Personi i dytë i arrestuar është Alfred Nikolla. Ermal Kurtulaj, siç rezulton nga hetimet e SPAK, është personazhi kyç në hetimet e SPAK për pastrimin e parave dhe Ilir Beqaj përdorte automjetin e tij për t’u paraqitur para Prokurorisë së Posaçme. “Nuk di t’i jap makinës, prandaj tij me automjetin e të tjerëve, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi”, përgjigjej Beqaj kur u pyet nga gazetarët se pse përdorte automjetin e Ermal Kurtulajt.

Ilir Beqaj rezulton se ka patur njohje me Kurtulajn, koordinator i një projekti me fondet e BE-së. Mirëpo, një gjobë e vendosur nga policia për parkim të gabuar para zyrave të SPAK, “fundosi” ish-ministrin e Shëndetësisë, duke nisur ndaj tij një tjetër hetim, atë për skemën abuzive me fondet e projekteve, ku përmes faturave fiktive paratë përfundonin në xhepat e ish-ministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

SPAK nisi hetim pasuror nga lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqja deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

Në dosjen hetimore, ku ndër të tjera zbardhej një bisedë mes Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt për të justifikuar një faturë. Beqaj ka komunikuar me Kurtulajn nëpërmjet telefonit të shoferit të tij.

Beqaj i komunikon Kurtulajt të flasë me Gazin për t’u takuar, bëhet fjalë për Gazmend Prengën, administratorin e restorantit X ku Kurtulaj dyshohet se ka investuar në këtë restorant ndërsa ka dyshime edhe për interesa të Beqajt në këtë restorant.

Ermal Kurtulaj që ka lidhje me ish-ministrin, ka qenë koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.

“Gjatë hetimeve kanë rezultuar dhe biseda të shtetasit Ilir Beqaj, i cili ka përdorur telefonin e shtetasit Arben Dani, shofer pranë SASPAC, shofer i ish-ministrit, me Ermalin, ku Iliri i kërkon që të lidhet me Gazin nëse është në Tiranë, me qëllim për t’u takuar.

Ndërkohë që Gazi rezulton të jetë në Lezhë. Nga analiza e bisedës se parë të dt. 06.12.2023, ku shtetasi Ilir Beqaj i kërkon shtetasit Ermal Kurtulaj të lidhet me “Gazin”, dyshohet se bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit X.

Kjo pasi në datën 06.12.2023 rreth orës 23.21 Ermali flet me Gazin ku i kërkon nëse e mban bllokun që mban shënimet tona dhe ai thotë ‘po’ është tek puna dhe nga biseda kuptohet që bëjnë llogari në lidhje me leket që është investuar të paktën nga ana e Ermalit dhe jo vetëm.

Nisur nga kjo bisedë, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjërisht nuk figuron në administrimin e restorantit X, faktikisht ai ka bërë investime atje dhe fakti që referimi bëhet në numrin shumës ngrihen dyshime dhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant.

Këto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar në datën. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. x dhe nr. 0X (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi Ilir Begaj”, thuhet në dosjen hetimore./ BW

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu