Temperaturat e ulëta kanë sjellë rikthimin e reshjeve të dëborës në qarkun e Shkodrës. Reshje janë regjistruar në aksin Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, si dhe në zonat e thella malore dhe qytetin e Pukës.

Pavarësisht reshjeve, rrugët mbeten të kalueshme, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore për të shmangur problemet në qarkullim.

Ndërkohë, reshjet e borës kanë shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të qarkut, ku ekipet e emergjencës po punojnë për rikthimin e situatës në normalitet.

Institucionet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve në këto zona, ndërsa parashikimet tregojnë se temperaturat e ulëta do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu