Policia e Lezhës ka vënë në pranga 38-vjeçarin Simon Gjoka, banues në Milot, i dyshuar për disa vjedhje bagëtish dhe marrëdhënie seksuale me një të mitur. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit “Tranzit”, pas hetimeve të kryera nga Seksioni për Krimet në Volum.
Sipas Policisë, Gjoka akuzohet për disa raste vjedhjesh të bagëtive në fshatin Gajush dhe zona të tjera të Lezhës, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan dy automjete të përdorura për transportin e tyre.
“Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan gjithashtu se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare. Vihet në pranga një shtetas për vjedhje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur. Sekuestrohen dy automjeteve dhe prova të tjera për dokumentimin ligjor të veprave të kryera nga ky shtetas.
Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të cilit u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Simon Gjoka,38 vjeç, lindur dhe banues ne Milot Kurbin.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. Gj, është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës. Po ne vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij)”, njofton policia.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët e mundshëm. Materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.