Ballina Kronike Vodhën 100 mijë euro në shtëpinë e mjekut në Shkodër, shpallen në...

Vodhën 100 mijë euro në shtëpinë e mjekut në Shkodër, shpallen në kërkim dy autorët

Shkodër

Veprimet intensive hetimore zbardhin autorësinë e vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash, në një banesë, disa ditë më parë.

Shpallen në kërkim 2 shtetas, bashkëpunëtorë për këtë vjedhje.

Sekuestrohen 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, një sasi kanabisi dhe sende të tjera të kundërligjshme, që u gjetën në banesat e këtyre shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash, më datë 12.02.2025, në një banesë në lagjen “Qemal Stafa”, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit:

F. Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim;

M. Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasve F. Sh. dhe M. Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks