Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i një dite më parë në rrugën e Shëngjinit.
Sipas burimeve, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës edhe bashkëshortja e 33-vjeçarit Paulin Zefi, shtetasja Zhaklina Hysa 40 vjeç.
Ajo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.