Ballina Aktualitet Pasi ndërtoi tregun, Bashkia Shkodër u bë “dhuratë” tregtarëve të Rusit 5-fishim...

Pasi ndërtoi tregun, Bashkia Shkodër u bë “dhuratë” tregtarëve të Rusit 5-fishim të qirasë mujore!

Bashkia Shkodër katërfishon qiranë për tregtarët në Rus

Tregtarët paralajmërojnë protesta nësë nuk rishihet vendimi në fjalë

 

Në muajin e dytë të hapjes së tregut të Rusit, nisin shqetësimet e para nga tregtarët që operojnë në këtë treg. Ata shprehen të shqetësuar për cilësinë e punimeve që janë bërë, ku veçojnë mungesën e sistemimit të rrjetit elektrik dhe fakti që çezmat e ujit nuk janë vendosur si duhet. E ndërsa përballen me ulje të numrit të blerësve, ata janë njoftuar së fundmi nga Bashkia Shkodër se do të ketë rritje të qirasë mujore. Ata e cilësojnë absurd vendimin në fjalë dhe do të reagojnë me protesta!

Qiraja në muaj ka qënë 15 mijë lekë në muaj, por me vendimin e ri shkon në 75 mijë lekë të vjetra në muaj, thënë ndryshe 5-fish më shume.

Tregtarët i bëjnë thirrje Bashkisë Shkodër që të rishikohet ky vendim, pasi nuk mund të përballojë pagesën e qirasë vjetore. Kujtojmë që tregu i ri i Rusit u hap më 15 dhjetor të vitit të kaluar, pas një investimi të qeverisë shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks