Viti 2024 mund të cilësohet si më i suksseshmi sa i përket luftës antikanabis në territorin e qarkut Shkodër për sasinë e lëndës narkotike të asgjesuar, ku sipas të dhënave janë mbi 400 mijë të evidentuara dhe asgjesuara nga operacionet policore. Por megjithatë ky qark vijon të jetë në krye të listës për kultivimin dhe “lufta” e policisë nuk i ka frenuar kultivuesit që të vijojnë aktivitetin e paligjshëm. Gjatë mbledhjes së task – forcës “Antikanabis”, prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni përcolli në mënyrë të drejtëpërdrejtë mesazhin se lufta ndaj fenomenit duhet të jetë e ashpër dhe Shkodra të mos rënditet më në krye të kësaj njolle të zezë.

Çdo drejtori dhe institucion vendor duhet t’i ketë të qarta detyrimet shtoi Angoni, ku specifikisht OSHEE, pyjorja dhe drejtoria e bujqësisë me pushtetin vendor duhet të jenë vigjilente në terren.

Drejtori i policisë Shkodër Fatmir Lleshaj, në takimin që ka vijuar me dyer të mbyllura ka qënë i prerë kur deklaroi se tolerance ndaj kujdo do të jetë zero. Qarku i Shkodrës duhet të pastrohet nga kjo njollë, ndërsa porositë e lëna ishin të qarta, që vigjilenca të mos ulet, vecanërisht në këto muaj kur jemi në prag të fushatës elektorale dhe kultivuesit mund të shfrytëzojnë këtë periudhë për transportimin e farave dhe pajisjeve ndihmëse, që i përdorin për kultivimin e kanabisit në zonat e thella malore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu