Ballina Aktualitet Rama zbulon projektet për Shkodrën: Ta transformojmë kryeqytetin e Veriut

Rama zbulon projektet për Shkodrën: Ta transformojmë kryeqytetin e Veriut

 

Kryeministri Edi Rama ka theksuar angazhimin e qeverisë për realizimin e dy projekteve ambicioze, të cilat do të transformojnë Shkodrën dhe do të kenë një ndikim të madh në zhvillimin e rajonit.

Rama ka shprehur besimin se këto projekte, të cilat i janë besuar një arkitekti me çmime ndërkombëtare, do të ndryshojnë rrënjësisht pamjen dhe funksionimin e qytetit. Ai ka përmendur dy elementë të rëndësishëm: Muzeun e Kujtesës dhe Muzeun e Gjetheve, të cilët pritet të ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të Shkodrës, si dhe krijimin e mundësive për më shumë turizëm dhe të ardhura për qytetin.

Po ashtu, Rama ka theksuar nevojën për një parkim të madh nëntokësor dhe përmirësimin e infrastrukturës, duke synuar lehtësimin e trafikut dhe mbështetje të mëtejshme për këtë qytet të rëndësishëm.

Edi Rama: Kemi dy projekte tepër ambicioze, që i janë besuar njeriut të duhur. Arkitektin që bën projektet e çmoj shumë, pasi ka marrë çmime prestigjoze ndërkombëtare. Ne po punojmë në Bashkinë e Shkodrës, që gjithçka të ndryshojë, sepse e dimë shumë mirë sesa impakt ka që të ndryshojë hyrja e qytetit dhe sa ndikon kjo në jetën e përditshme dhe imazhin e një vendi. Nuk e dyshoj që Muzeu i Kujtesës do të jetë hapësirë që do ketë shumë impakt, njësoj si Muzeu i Gjetheve. Padyshim që nga ky projekt, Shkodra do të ndryshojë imazhin e saj. Patjetër që do të jetë më shumë vizitorë e turistë, që do të thotë do të jetë më shumë të ardhura. Ne do të bashkëpunojmë me Bashkinë e Shkodrës për Muzeun, por barrën kryesore do ta mbajë qeveria. Në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, do ndërtohet edhe një parkim i madh nëntokësor. Dëshirojmë që të jetë infrastrukturë e tillë, që të lehtësojë barrën e trafikut. Kemi shumë plane që kryeqytetit të veriut t’i japim të gjithë mbështetjen për ta forcuar sa më shumë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks