Në rubrikën ‘Sy m’sy’, Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili kishte thënë se Shqipëria po tërheq shumë turistë për shkak të natyrës së bukur, dhe jo për shkak të punëve të qeverisë. Rama nuk është pajtuar me këtë mendim dhe e ka kundërshtuar.

Kryeministri theksoi se Shqipërinë turistike nuk e bëri thjesht Zoti, por e bëri qeveria e tij, përmes projekteve të rilindjes urbane dhe një politike të jashtme dinjitoze që ka mundësuar promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Ai argumentoi se investimet në infrastrukturë dhe ndryshimet që janë bërë në qytete dhe destinacione turistike janë ato që kanë kontribuar në rritjen e fluksit të turistëve.

Rama theksoi se natyra është një pasuri e jashtëzakonshme, por për ta shfrytëzuar dhe promovuar, është dashur një planifikim dhe një angazhim serioz nga ana e qeverisë.

Merita e Zotit për ftesën për Shqipërinë si vend nderi i panairit global të Berlinit për turizmin. Punët tona të mira janë meritë e Zotit, ndërsa kur ka përmbytje siç ndodhin përjavë në Europë është faji im dhe i qeverisë. Lind pyetja kur na i fali zoti këtë vend të bekuar? Kur erdha unë në qeveri apo kur Zoti bëri botën dhe vuri shqiptarët këtu? Meqë qenkemi njësoj, pse nuk vinin turistët përpara sesa të vinte PS në qeveri.

Meqë deti, mali, lumenjtë pse nuk na zinte njeri me gojë për këto bukuri që na ka falur zoti, por vetëm për plerat dhe tëra të zezat. Kush i bëri mediat e botës të flasin për Shqipërinë si destiancion turistik? Zoti? Pse u kujtua Zoti vetëm vitet e fundit dhe nuk deshi t’ia dinte më përpara kur qeverisni ata që e bënë këtë vend zhele, katran me bojë në sytë e botës dhe që nuk iu hidhte sytë askush.

Zoti ndihmon ata që ndihmojnë veten dhe Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër. Me Rilindjen Urbane dhe me një politikë të jashtme dinjitoze që e bënë Shqipërinë lajm të mirë. Kur Shqipëria ftohet si vendi i nderit në panairin e turizmit në Berlin është sepse kemi punuar për këtë ditë. Nuk jemi të gjithë njësoj, por jemi shumë më ndryshe, jemi vetë ndryshimi.“, tha Rama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu