Ballina Kronike Celula e mashtrimit me bursën fiktive Forex, spanjollët e gjermanët “viktima” të...

Celula e mashtrimit me bursën fiktive Forex, spanjollët e gjermanët “viktima” të call centerit

Zbulohen detaje nga operacioni “Last call” (Telefonata e fundit) ku përmes një call centeri shtetasit e huaj  mashtroheshin për të investuar në bursën  fiktive Forex.

Të huajt që janë mashtruar janë spanjollë dhe gjermanë, informon Prokuroria Tiranë duke njoftuar se ka goditur bërthamën operative Forex.

Tre të rinjtë e ndaluar dyshohet se shërbenin si “bërthamë operative administrimi të platformave Forex që më pas shpërndaheshin në operatorë të tjerë”

Hetimet kishin nisur mbi bazën e informacioneve të administruara nga Agjensitë ligjzbatuese partnere si dhe nga informacionet operative të mbledhura nga shërbimet e policisë gjyqësore

“Pas një pune të gjatë dhe një veprimtarie hetimore me metoda speciale të hetimit u arrit të zbulohej se në rrugën ‘Frosina Plaku’ në kompleksin Homeplan që ndodhet në anën juglindore është gjendur një ambient me fasadë xhami brenda të cilës kishte orendi të ndryshme që shiteshin tek faqja ‘Shtëpia e Ofertave’ dhe në një cep të këtij ambienti janë gjendur tre kompjutera të ndezur ku në pamjen kryesore të tyre kanë pasur një numërator që shërben për thirrje telefonike dhe një databazë klientësh.
Në krah të kompjuterave ka pasur blloqe shënimesh brenda të cilave ka pasur informacion për veprimtarinë e Forex pasi janë përshkruar informacione për cdo telefonatë të thirrur, shumën e depozituar dhe arsyen pse klienti pranonte apo refuzonte në lidhje me transaksionin.Në momentin e hyrjes në ambient janë gjendur tre të rinjtë të pozicionuar para kompjuterave” thuhet në njoftimin e prokurorisë së Tiranës.

Në njërin prej kompjuterave ka qënë dhenjë USB me numra të llogarive dhe transaksioneve bankare dhe foto kartash identiteti të klientëvë.

USB-ja gjithashtu ka pasur dhe databazë klientësh me të dhëna personale të tyre.

Në vijim janë administruar biseda ku flitet dhe udhëzohet për platforma nga ku merreshin nga shtetas të huaj kundrejt përqindjes, transaksione dhe llogari bankare.

Gjithashtu prokuroria informon se është arritur të dokumentohej se “pagesat bëheshin në mënyra të ndryshme në banka të ndryshme të huaja si në Poloni, UK, Abu Dabi etj si dhe u arrit të dokumentohej se pagesat bëheshin dhe në BitCoin” 

Dyshohet se shtetasit e ndaluar shërbenin si bërthamë operative administrimi të platformave Forex që më pas shpërndaheshin në operatorë të tjerë.

Operacioni

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  

– D. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center;

– E. Ll., 28 vjeç dhe E. A., 23 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

U shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal nr.3230 viti 2022 për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 143/b e 180 i  K.Penal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks