Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar kanë humbur jetën tre fëmijë.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi I policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit”, ka thënë Elezaj.

Ai ka theksuar se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e tre fëmijëve dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokuroi i shtetit.

Viktimat e këtij rasti tragjik raportohej të jenë të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Ndërkaq në faqen e fshatit Shqiponjë, janë bërë të ditur edhe emrat e viktimave që janë nga familja Ramaj, Mehmetaj dhe Morina.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini është shprehur i tronditur nga ky rast. Në një postim në Facebook, Gjini u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjëjt!”, ka shkruar Gjini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu