Deklarate e PD Shkoder

Tashmë dihet botërisht se Rilindja është një organizatë kriminale e cila ka kapur çdo institucion të vendit, duke ndikuar drejtë për së drejti në vendimet e SPAK dhe GJKKO.  Benet Beci do duhej të ishte i arrestuar për aferat e tij korruptive gjatë kohës që ai ishte drejtor i KESH, por pavarësisht urdhër- arrestit të lëshuar ndaj tij, ky vendim u ndryshua me ndikim të drejtë për drejtë të kupolës drejtuese të rilindjes dhe vetë Edi Ramës. Ky denoncim u bë publik nga ish numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj. Madje nuk mjaftohen me kaq por ndryshojnë edhe akuzen nga ajo ‘për korrupsion’ në ‘shkelje e barazisë në tendera’. Nëse SPAK do ishte vërtetë një institucion i pavarur, sot Benet Beci i ardhur në krye të Bashkisë Shkodër me financim dhe mbështetje nga lekët e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ai do ishte i akuzuar për korrupsion dhe jo për pabarazi në tendera, dhe nuk do ishte në detyrë. Por drejtësia e re e Edi Ramës, e kontrolluar plotësisht nga Rilindja po kthehet dita ditës në nje strukturë politike që po përdoret nga maxhoranca për te sulmuar opoziten në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Do mjaftonte që SPAK të nisë hetimin e tenderave në Bashkinë Shkodër të dhëna nga Benet Beci klientëve të tij, duke eliminuar konkurentet dhe duke favorizuar direkt kompanitë e Rilindjes. SPAK deri tani nuk ka bërë asnjë veprim për dëmin financiar nga shkarkimet e padrejta të Benet Becit si një hakmarrje politike ndaj opozitës, faturë të cilën do e paguajnë qytetarët e Shkodrës. Akuzat e hedhura nga ish numri dy i qeverisë Rama, tregojnë qartë se si Rilindja dhe kreu i saj duan me çdo kusht që në 11 maj të manipulojnë vullnetin e shqiptarëve. Partia Demokratike dega Shkodër do jetë gjithmone në mbrojtje të interesit të qytetarëve duke denoncuar çdo shkelje dhe parregullsi në dëm të interesit të tyre.  Me 11 maj Shkodra dhe Shqipëria do i japin Edi Ramës dhe Benet Becit përgjigjen e merituar. Duke e zhdukur njëherë e përgjithmonë nga sundimi i vëndit këtë organizatë kriminale me emrin Rilindje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu