Një 30-vjeçar mbeti i plagosur me thikë në qëndër të qytetit të Shkodrës, pranë teatrit “Migjeni”. Ademir Fresku u qëllua me thikë nga një 50 vjeçar, i cili u vu në prangat e policisë pak minuta pas ngjarjes. Gjergji Dardha, pronari i një dyqani fruta-perimesh afër me lokalin që kishte me qira, këngëtari i ri shkodran, është autor i dyshuar i plagosjes. Gjithçka ka ndodhur në sheshin mes lokalit dhe biznesit ku tregton 50 vjeçari, ku shkak i debatit sipas dëshmive të para është bërë nje debat banal. Dyshohet se në këto momente, ai ka qëlluar me thikë Freskun pas shpine, duke e lënë të plagosur. 30 vjecari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rreziku për jetën. Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Shkodër të autorit të dyshuar. E motra e autorit të dyshuar të plagosjes, që mbërriti në vendngjarje mohon që i vëllai të jetë konsumues i pijeve alkoolike dhe pranon se mes tyre ka patur sherr. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.