Ballina Aktualitet Kryeministri Rama viziton Shkodrën të premten, inspekton kantiere dhe inauguron investime të...

Kryeministri Rama viziton Shkodrën të premten, inspekton kantiere dhe inauguron investime të reja

 

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Shkodrën të premten, ku do të inspektojë disa prej kantiereve të punës në këtë qark, si dhe do të inaugurojë përfundimin e disa projekteve investuese bën me dije newspower.al.

Mësohet nga burimet pranë kryeministrisë për newspower.al se gjatë vizitës së tij, Rama do të inaugurojë poliklinikën e re dhe përfundimin e terrenit sportiv të shkollës “Adem Haxhija” në Postribë. Po ashtu, ai do të inspektojë punimet që po kryhen në Zdrale dhe rrugën Shirokë – Zogaj, dy projekte që pritet të përmirësojnë infrastrukturën dhe kushte jetese për qytetarët e Shkodrës raporton newspower.al.

Vizita e Kryeministrit Rama në Shkodër sipas newspower.al pason angazhimet e vazhdueshme të qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve publike në gjithë Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks