Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sërish drejtuesit politikë të qarqeve këtë të enjte.
Tema kryesore ishte ajo për organizimin e zgjedhjeve të 11 majit, fushatën elektorale dhe diasporën.
Gjithashtu, bëhet me dije se gjatë fundjavës, kur nis edhe regjistrimi i emigrantëve, drejtuesit politikë do të udhëtojnë në dy shtetet ku ka më shumë shqiptarë, në Itali dhe në Greqi.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë (06 janar) kryeministri Rama mblodhi në selinë rozë që prej orës 08:30 të mëngjesit kryesinë e PS dhe drejtuesit politik të qarqeve, ku gjithashtu në fokus të diskutimit ishte organizimi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Rama i caktoi porosi të vetëve që të identifikojnë nëpërmjet një regjistri të gjithë votuesit jashtë territorit shqiptar.