Kreu i qeverisë, Edi Rama së bashku me zëvendësministren, njëherësh ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, mbajtën sot një konferencë në ambientet e OSSHE, pas vendimit të ERE për të ulur çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë.

Kryeministri ka mohuar se ulja e çmimit është për efekt elektoral, para zgjedhjeve paralemntare që do të zhvillohen më 11 maj.

Rama: Unë nuk kam asnjë detyrim t’i mbush mendjen personave që e kanë të mbushur mbrapsht. Nuk më intereson se çfarë thotë njëri dhe çfarë  thotë tjetri. Për çdo gjë që kam bërë, bëj dhe do bëj do thonë, prandaj nuk më intereson fare. Ajo që më intereson është që mbi 1 milionë konsumatorë do të paguajnë një çmim më të ulët të energjisë elektrike. Thanë edhe që bonusi i pranverës për pensionistët është elektorl. Unë vetë si qenie jam elektroal qëkur dal nga shtëpia, prandaj për çdo gjë që bëj atë do thonë.

Ajo që më intereson mua është që pensionistët do marrin një bonus tjetër sepse ekonomia po rritet dhe ne duam që rritjen ta kemi gjithëpërfshirëse. Asnjëherë, në asnjë rast, që kur kam bërë garën e parë elektorale nuk kam menduar se si të përdor elektoralisht instrumenta financiarë të funksionit të cilët mund të ktheheshin në problem për financar në afat të mesëm apo të gjatë. Asnjëherë gjërat që bëhen aty për aty dhe që nuk janë aty për të qëndruar. Bonuset janë aty për të qëndruar. Do të qëndrojnë aty si rezultat i rritjes ekonomike. Po të ishte fjala për elektoral, nuk do bënim reformën në ergji, do t’i linim njerëzit të vidhnin, siç bënin ata që sot akuzojnë.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot çmimet e reja të energjisë për konsumatorët familjarë të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2025.

Për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kw/h, çmimi do të jetë 8,5 lekë për kilovat për orë, pra 1 lekë më pak. Ndërsa për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat.

Ndërkohe Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për uljen e çmimit të energjisë, për konsumatorët nën 700 kë.

Berisha thotë se kjo lëvizje e kryeministrit Rama favorizon vetëm shtresën e pasur.

“Memorja e Edi Ramës është një mashtrim, është një mashtrim i plotë. Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten pothuaj aty ku janë. Sepse, të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, ndofta, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde. Ta ulësh në 85 lekë nga 95 lekë, njëlloj si për atë që merr 100 milionë lekë në vit, me të që merr 3-4 milionë në vit, është pabarazi ekstreme dhe hipokrizi ekstreme.

Partia Demokratike qendron e palëkundur. Një, në uljen në proporcion të plotë, në përpjestim të plotë me rrogat dhe pensionet për të gjithë qyetetarët që marrin një rrogë mesatare e poshtë.

Rrogëlartit nuk janë preokupimi im, jo.

Së dyti, ulja e padiskutueshme e çmimit të energjisë për bizneset në tërësi, bizneset e vogla në veçanti.

Pra, ne nuk do pranojmë këto çmime aktuale, por do të ulim çmimet. Ne kemi patur, sepse ai është memorieshkurtër, çmimin për shqiptarët në vitin 2013 që konsumonin gjer në 250 kilovat në muaj ka qenë 70 lekë, 0.7 lekë kË/h.

Ka qenë çmimi për ata që konsumonin mbi këtë kuotë, 115 lekë. Ky tani, e rriti sa e rriti, e rriti 40 e sa lekë dhe i shkatërroi njerëzit me çmime, dhe ai thotë, po e ul thotë. Po e ul në rradhë të parë, se vetë ai që konsumon 700 kË/h, bëjini llogaritë vetë, fiton me një fjalë në muaj sa konsumojnë 3 familje të tjera. Kjo nuk do të ndodhë me ne.

Kjo është, thashë edhe njëherë: të marrësh energjinë, mallin që i përket qytetarëve ta shpërndash në mënyrë të barabartë, si tek të varfërit ashtu dhe tek të pasurit, por jo. Ne do përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, gjersa njerëzit të çlirohen nga kjo varfëri, nga këto dhimbje të mospasjes”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu