Për besimtarët e krishterë të Shkodrës, java e tretë e tetorit është një ditë feste. Ata kremtojnë “Zojën e Shkodrës”, pajtoren e Shqipërisë. Në rrugët e qytetit u organizua proçesioni me këngë dhe lutje.
Arqipeshkëvi i Shkodres përcolli këtë mesazh për besimtarët katolik.Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra shprehet se shqiptarët sot përballen me shumë probleme. Kryesorja është mungesa e shpresës dhe dëshira e madhe e shqiptarëve për të emigruar. Proçesioni për festën e Zojës është një shenjë për besimtarët katolik shprehet arqipeshkëvi Massafra për të dëshmuar fenë në rrugët e qytetit.
Mesha e shenjtë e festës u kremtua nga nunci apostolik, imzot Luigi Bonazzi, i cili kërkoi që besimtarët të dëgjojnë këshillat e Zojës dhe ta kenë udhërrëfyese të jetës së tyre. Ai tha se po bëhen përpjekjet që ati shenjtë të ketë një vizitë të dytë në Shqipëri, këtë herë në Shkodër.
Festimet përfunduan me fishekzjarre, dhe qytetarët që uruan njëri-tjetrin!
Historia e Zojës së Shkodrës për shkodranët është e hershme dhe nis që me 25 prill 1467 kur ikona e Shën Mërisë me Jezusin fëmijë braktisi kishën rrëzë kalasë Rozafa që i kushtohet Zojës dhe u drejtua në Gjenacan të Italisë. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”
