Qeveria ka miratuar vendimin për një pension të posaçëm që do t’u jepet disa personalieteve të fushës së artit dhe sportit.
Sipas vendimit të marrë sot ky do t’u jepet shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Emrat:
1-Arqile Lipe
2- Florinda Mazreku
3-Marjana Leka
4-Zef Çoba
5- Suzana Turku
6-Ilir Pojani
7-Haxhi Ballgjini
8- Bashkim Hoxha
9-Sulejman Mema
10-Andrea Marko
11-Robert Kuqo
12-Bujar Luca
13-Pjerin Bushati
14- Shpëtim Kushta
15- Skënder Gjondedaj
Mes personaliteteve, pensioni i posacem per prof. Zef Çoben erdhi pas propozimit qe nje muaj me pare dorezoi keshilli i qarkut Shkoder.
Zef Çoba ka lindur në një familje qytetare shkodrane. Pasioni i tij për muzikën ka filluar që në moshë të vogël, ku dallohet si instrumentist dhe kompozitor në festivalet e fëmijëve. Ai ka mbaruar “Institutin e lartë të Arteve” në vitin 1974, në degën e dirigjimit koral.
Në vitin 1980 emërohet përgjegjës muzike në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër. Që nga viti 1981 punon pranë Radio Shkodra si gazetar i programeve muzikore. Ai është dhe pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ka kompozuar muzikën e 15 filmave shqiptarë si dhe shumë këngë qytetare shkodrane.