Pas afro 2 vitesh në ekipin e Tërbunit, sulmuesi shkodran, njeherazi kapiten i ekipit, Vildan Kaçubela ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin Pukjan, duke dhënë dorëheqjen. 27 vjeçari, i cili ka qënë një ndër lojtarët kyç të ekipit të Tërbunit dhe me një bilanc pozitiv të golave të shënuar për këtë skuadër, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin, pasi në Janar do të nisë një eksperiencë të re, tashmë duke ju bashkuar ekipit të KF Iliria, e Fushë Krujës. Pritet që në ditët e para të Janarit të hidhet edhe firma në kontratën e re me ekipin e Fushë Krujës, si pjesë e merkatos së dimrit. Sulmuesi Kaçubela ka luajtur më herët me ekipet e Adës, Murlanit, Tërbunit dhe tashmë zhvendoset në Fushë Krujë tek Ilira. I kontaktuar nga neëspoëer.al, ai ka konfirmuar këtë dorëheqje, ndërsa shprehet: Dua të falenderoj presidentin e KF Tërbuni z. Rrok Dodaj, stafin Teknik, trajnerin Sinani, të gjithë lojtarët dhe mbi të gjitha tifozerinë e ekipit pukjan për mbështetjen dhe respektin e treguar në këto 2 vite. Ka qënë një bashkëpunim tejet pozitiv dhe me respekt të ndërsjelltë. Si cdo lojtar në kërkim të më të mirës për përvojën personale, kam vendosur t’i përgjigjem pozitivisht një ftese të ardhur nga KF Iliria, ku premtoj të jap më të mirën time.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu