Ballina Aktualitet Thethi pa drita në vigjilje të Krishtlindjes, asnjë masë nga OSHEE

Thethi pa drita në vigjilje të Krishtlindjes, asnjë masë nga OSHEE

Ndërsa atmosfera e Krishtlindjeve po afron , situata në zonën turistike të Thethit mbetet shqetësuese. Prej më shumë se 24 orësh, banorët atje po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Në kushte të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të dëborës, mungesa e energjisë ka vështirësuar ndjeshëm jetesën e përditshme të banorëve dhe vizitorëve të zonës. OSHEE nuk ka marrë asnjë masë përballë ketij problemi që përsëritet vazhdimisht.
Përmes një apeli ne newspower.al, banorët kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë sa më shpejt për të rikthyer furnizimin me energji elektrike dhe për të përmirësuar situatën.
Thethi, një ndër destinacionet më të njohura turistike në Shqipëri, tërheq çdo vit vizitorë të shumtë, veçanërisht gjatë festave të fundvitit. Megjithatë, kushte të tilla e bëjnë të pamundur përjetimin e magjisë së këtij destinacioni të mrekullueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks