Prokuria e Elbasanit ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për 60 vjeçarin Aqif Bezati pasi në banesë e tij u gjetën disa armë zjarri dhe municion luftarak.
Bezati e kishte shndërruar banesën e tij në fshatin Deshiran, Belsh në një bazë veprimtarish kriminale.
Aty kultivonte e shiste lëndë narkotike, armë dhe municione luftarake.
Kur policia e Elbasanit ndërhyri, me 14 tetor gjeti një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi dhe 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis dhe 75 bimë të thata të dyshuara opium.
Në banesën e tij u gjetën 3.7 milion lekë, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se Aqif Bezati i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Bezatit, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, që nga pistoleta, granata e municione.

  • – Një armë zjarri e llojit pistoletë TT, model 54 me një krëhër me 8 fishekë, 539 copë fishekë mod.54, kal.7.62 mm;
  • – Një armë zjarri luftarake mol.56 dhe kal.7.62 mm, 5 krëhëra hark metalik nga të cilët 4 të mbushur me fishekë mod.56 dhe kal.7.62 mm; 
  • – 2835 copë fishekë mod.56 dhe ka.7.62 mm, 9 copë fishekë armë zjarri mod.53, kal.7.62 mm;  – – 2 granata dore mësymëse;
  • – 2 ndezësa të unifikuar;
  • – 3 granata dore të tipit mbrojtëse me ndezësa dhe unifikuar dhe një granatë dorë mbrojtëse me tapë ebaniti;
  • – Një qese platike me material bimor të thatë të ngjashëm për nga era dhe karakteristikat fizike me lëndën narkotike të llojit cannabis sattiva me peshë totale 3.6 kg, një sasi bimësh të thata me kërcell dhe boçe të ngjashme me bimën narkotike të llojit opium me peshë totale 1.4 kg; 
  • – 2 aparate telefonik celular, 10 copë fishekë armë gjahu kal.12 mm dhe një sasi e konsiderueshme të hollash prej 54.000 lekë, 260.000 lekë, 1.056.000 lekë, 2.170.000 lekë, 220.000 lekë, 980 pound britanik, 4020 pound britanik, 7.250 euro, 1700 euro.

Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e Veli Deliut, i cili kishte lidhje shoqërore me Aqif Bezatin, u gjetën një armë gjahu kal.12 mm, një gjerdan me 30 fishek kal.12 mm si dhe dy kuti me nga 6 dhe 19 fishekë kal.12 mm si dhe një aparat telefonik. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Deliun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu