Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë mbërthyer zonat malore të qarkut Shkodër. Në akset rrugore që lidhin Tamarën me Vermoshin dhe Bogën me Thethit, prezenca e dëborës arrin deri në 40 cm.

Në terren firmat kontraktore po kryejnë pastrimin e tyre, ku paralelisht po bëhet kriposja, pasi temperaturat e ulëta kanë krijuar prezencë akulli në këto segmente rrugore. Autoriteti rrugor bën me dije se nuk ka asnjë aks të bllokuar por ju kërkohet drejtuesve të automjeteve të lëvizin me goma dimërore, zinxhir dhe duke respektuar rregullat e qarkullimit. Disa fshatra kanë mungesë të energjisë elektrike për shkak të defekteve në sistem. Reshje dëbore ka patur edhe në segmentin rrugor Qafe Mali- Fierze, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin.

Në pjesën tjetër të territorit ka reshje shiu rreth 15 mm. Momentalisht nuk paraqiten probleme në rrjetin e kullimit, digen Shtoder dhe argjinatura. Nivelet e ujit janë poshtë kuotave te rrezikut. Hidrovoret në Velipojë jane në gadishmeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu