Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pranuar sugjerimet e gjyqtares paraprake, Flojera Davidhi, për të ndryshuar akuzën ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Klodian Rrjepajt dhe Ilir Rrapajt. Tashme avokatët kanë 10 ditë kohë për të kundërshtuar akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, duke bashkëpunuar si grup i strukturuar kriminal.
SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim. Në korrik të ketij viti Beqaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me hetimet për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian. Kjo çështje, përvec Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Elton Martini, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”.
Në fjalën e tij para togave të zeza, ish-ministri Beqaj deklaroi: Ku janë lekët që i paskam vjedhur. Më specifikoni shumën e vjedhur që akuzohem për vjedhje. Seanca e radhës për “Sterilizimin” është caktuar 9 janari sepse iu dha kohe te pandehurve te paraqesin konkluzionet për akuzat e reja.