Ish-Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i ka drejtuar një apel fermerëve që t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita, në kuadrin e mosbindjes civile.
“Nesër, i takon çdo fermeri të protestojë bashkë me qytetarët që duan ta ndryshojnë këtë realitet. Ne do t’ia dalim së bashku të fitojmë në 11 Maj!”, shkruan Spahia në një postim në rrjetet sociale.
Në mesazhin e postuar, Spahia shkruan “me Stefanin, mikun tim punëtor e të palodhur, i cili si shumë fermerë të tjerë, nuk merr asnjë lloj ndihme nga shteti, por vetëm peshën e korrupsionit dhe taksave të larta. Këtë vit, do të mungojë edhe ndihma nga Bashkimi Europian, që po heton qeverinë shqiptare për vjedhje masive me fondet e Brukselit për fermerët shqiptarë”.
Më herët ai u takua me banorët e Dajçit ku theksoj:
Sot, në Pentar njësia administrative Dajç, me burra punëtorë e fisnik që nuk lodhen me kontributin e tyre për familjet e veta dhe ekonominë tonë, por janë të braktisur nga qeveria të cilën e kanë vetëm barrë dhe kurrë ndihmë. I kam dëgjuar dhe do i dëgjoj përherë zërat e tyre. Do jem përherë në krah të çdo punëtori të ndershëm të cilët me 11 maj duan ndryshimin e shumë pritur për vehte dhe familjet e tyre.✌️