Pas një seancë maratonë, 11 gra të arrestuara në një shtëpi bari në Bardhaj të Shkodrës janë lënë të lira nga gjykata e Shkodrës duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Njëra nga gratë mbeti në burg sëbashku me dy persona të tjerë.

Ndërkohë për dy persona gjykata dha masën e sigurisë arrest shtëpie.

Avokatët e të pandehurve e cilësuan vendimin  e gjykatës kryesisht të drejtë, ndërsa paralajmëruan se do apelojnë vendimin për personat e mbetur në burg dhe arrest shtëpie.

“Nga 16 të arrestuar, gjykata vendosi arrest me në burg për tre persona, arrest në shtëpi për dy persona, ndërkohë për 11 gra vendosi caktimin e masës së sigurimit detyrim paraqitje. Ishte një vendim shumë i drejtë në përgjithësi. Rasti tregon gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare ku 12 zonja kanë qenëdruar tre ditë në burg. Sheh vetëm dy rrugë për të mbijetuar, njëra largimi nga Shqipëria dhe tjetra është krijimi i mundësive të tilla për të siguruar bukën e gojës.Ato nuk kishin dijeni, kanë ardhur për të pastruar sherebelë por sapo kanë ardhur janë arrestuar dhe e kanë kupruar se bëhet fjalë për diçka të paligjshme.Të gjitha gratë janë liruar me përjashtim të njërës që mbeti në burg. Vendimi do apelohet për ata në arrest shtëpie dhe në arrest me burg”.

Operacioni u zhvillua me 12 tetor, ku u arrestuan 16 persona. Gra nga Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja kishin udhëtuar drejt Shkodrës për të punuar me kanabis sativa.

Ato u kapën në banesën e 31 vjeçarit Pjetër Gjoni, në fshatin Bardhaj e cila ishte kthyer në një laborator të kultivimit të bimëve narkotike.

Punën e paligjshme ua kishte gjetur 42 vjeçarja nga Tirana Danjela Hasani, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale.

Emrat dhe masat

1-Zef Gjoni, 56 vjeç, banues ne

Bleran, Bardhaj, Njesia Administrative Rrethina, Shkoder,  arrest shtepie

2- Pjeter Gjoni, 31 vjeç 

banues ne lagjen Bleran, fshati Bardhaj , Njesia Administrative Rethina ‚Shkoder , arrest burg 

3- Elvis Gjoni, 24 vjeç banues né Bleran, Bardhaj, Njesia Administrative Rrethina, Shkoder, arrest shtepie

4- Roland Gioni, 22 vjeç, banues ne lagen Bleran, fshati Bardhai , Njesia Administrative Rethina ,Shkoder , arrest burg 

5- Flora Gioni 29 vjeçe

banues ne Bleran, Bardhaj, Skoder, detyrim paraqitje

6 – Antoneta Gjoni 55 vjeçe banues ne Bleran, Bardhaj, Skoder, detyrim paraqitje

7- Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane, arrest me burg

8- Drita Cuni 45 vjeçe banues

ne Kamez, detyrim paraqitje

9-Dorentina Hoxha 34 vjeçe 

banues ne Mamurras, detyrim paraqitje

10- Franga Gini 52 vjeçe 

banues ne Kamez, Tirane, detyrim paraqitje

11- Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese ne Kamez, Tirane, detyrim paraqitje

12- Mimoza Hoti, 51 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane, detyrim paraqitje

13- Elida Doku 43 vjeçe banuese ne Fushe kruje, detyrim paraqitje

14- Blerina Meta, 37 vjeçe banues ne fshatin Larushk, FushE-Kruje, Kruje, detyrim paraqitje

15- Valbona Haka, 45 vjeçe banuese ne fshatin Nikel, Fushe Kruje, detyrim paraqitje

16- Fatime Baftaj 53 vjeçe 

banues ne Kamëz, detyrim paraqitje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu