Një operacion policor blic me disa arrestime u zhvillua gjatë natës të së dielës në qytetin e Elbasanit. Mësohet se është arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ndaj së cilës GJKKO caktoi më parë masën “arrest në shtëpi”, pasi emri i saj doli gjatë hetimeve për operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2”, për lidhje me grupet kriminale, operacion gjatë së cilit u lëshuan mbi 30 udhërarreste.

Gjithashtu, në pranga u vu edhe ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu, i cili dha dorëheqejn disa muaj pasi filloi procesi i Vettingut. Burime bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në disa biznese të mëdha në Elbasan, si dhe në banesat e familjarëve të personave të implikuar në ngjarje të mëdha kriminale./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu