Një 61-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte në fshatin Skuraj në Kurbin. Fatmir Haxhiu ka rënë në pjesët e makinerisë së përpunimit të inerteve në lumin Mat, duke marrë plagë të rënda.
Më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por ka humbur jetën. Për ngjarjen është shpallur në kërkim pronari i makinerisë së përpunimit, ndërsa po hetohen shkaqet.
Sakaq, policia ka bllokuar aktivitetin e kësaj makinerie të përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat.