Ballina Kronike Shkrumbohet nga flakët një makinë tek Rana e Hedhun, drejtuesi ishte brenda...

Shkrumbohet nga flakët një makinë tek Rana e Hedhun, drejtuesi ishte brenda mjetit bashkë me dy vajzat! Arritën të dalin pa lëndime

Një automjet tip Benz është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në rrugën e Ranës se Hedhur në Shëngjin.

Mjeti në pronësi të Adriatik Çala u përfshi nga zjarri sapo ishte parkuar në afërsi të banesës dhe ishte e ndezur.

Brenda mjetit ishin dy vajzat e familjes, por fatmirësisht arritën të dalin pa marrë lëndime.Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt në mjetin tip Benz.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks