Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Firences e akuzon për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin E. L., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor “Kryebushat-Mjedë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja P. P., 24 vjeçe.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-D. M., banues në Shkodër, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit, shtetasin Ç. I., për motive të dobëta;

-P. Sh., banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. Gj. dhe L. P., të dy banues në fshatin Kçirë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu