Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italaine, pasi ka tentuar të arratiset me një makinë me shpejtësi të lartë.
Mediat italiane raportojnë se 20-vjeçari shqiptar sëbashku me tre persona të tjerë në makinë nuk zbatoi urdhërin e policisë për të ndaluar por ka vijuar rrugën me shpejtësi.
Në ndjekje të tij janë vënë disa makina policie, por gjatë tentativës së tij për tu arratisur shqiptari u përfshi edhe në një aksident.
Ai u ndal në rrugën GB Grassi në Caserta, në zonën e Brianos, pasi u përfshi në një aksident për shkak të manovrave që bëri gjatë arratisjes.
Forcat e fpolicisë e ndoqën shqiptarin nëpër rrugët e atij fshati deri në rrethrrotullimin në San Leucio, drejt Vaccheria, përfundoi kur i arrestuari, duke drejtuar makinën, pasi kishte kryer manovra jashtëzakonisht të rrezikshme për shoferët e shumtë të pranishëm në të dy korsitë, humbi kontrollin e mjetit, duke goditur fillimisht ishullin e trafikut pranë rrethrrotullimit dhe më pas u përmbys disa herë, duke ndaluar në anën e djathtë të rrugës.
Edhe pas aksidentit shqiptari dhe miqtë e tij tentuan të arratisen, pasi nuk kishin pësuar lëndime. Ndërsa tre të tjerët që ndodheshin në makinë vijuan arratinë e tyre në këmbë, i riu shqiptar u vu në prangat e policisë italiane.
Pas ndalimit karabinierët gjetën në makinë gjetën kapele, një radio dhe dy telefona celularë. Makina e përfshirë në aksident dhe materiali i gjetur u sekuestruan.
Pas formaliteteve i arrestuari është dërguar në arrest shtëpiak, në dispozicion të organit kompetent gjyqësor. Ndërkohë, hetime po kryhen nga Karabinierët e stacionit Casagiove, me qëllim identifikimin e të arratisurve.