Ballina Kronike Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Lezhë-Laç! Një nga mjetet përfundon...

Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Lezhë-Laç! Një nga mjetet përfundon në kanal, 2 të plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal në anë të rrugës. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Sipas burimeve në vendngjarje, në automjetin që goditi murin rrethues kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët u dërguan në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës.

Ndërkohë sipas të njëjtave burime, është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banorëve për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti që përfundoi në kanal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks