E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara  Nancy VanHorn ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme, ku do të takohet me ministrin Ervin Hoxha.

Fokus i bisedës pritet të jetë arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta ditën e djeshme.

Takimi me Hoxhën vjen pas atij me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, pak ditë më parë.

Kujtojmë që ditën e djeshme u arrestua kreu I Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Arrestimi I tij shkaktoi polemika të shumta, pasi u krye me forcë. Policia sqaroi më pas në një deklaratë se Meta kundërshtoi dhe i fyeu efektivët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu