Me urdhër të SPAK, është arrestuar Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Mësohet se kreu i PL është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuar nga policia dhe Renea.

Raportohet se ai ka qenë ne hyrje te Tiranës.

Ilir Meta ka qenë duke udhëtuar me makinë kur e kanë ndaluar, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga shoferi i tij.

Meta ishte nisur drejt selisë së Partisë së Lirisë, ku ai kishte parashikuar të mbante edhe një konferencë për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu