Një aksident ka ndodhur mëngejsin e sotëm në Lezhë. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, teksa nuk dihet ende cili ka qenë shkaku u përplasjes.

Ngjarja ka ndoddhur pranë Kryqëzimit të fshatit Gocaj, në aksin Lezhë-Shkodër.

E plagosur ka mbetur një grua shtatzënë dhe një shtetas tjetër, drejtues mjeti.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin S. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe me automjetin me drejtues shtetasin M. G..

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. G. dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit M. B., shtetasja E. B., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu