Projekti për rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë-Zogaj-kufi Mali i Zi dhe sistemet e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura në këto rajone do të zbatohet nga kompania ALB Star e cila fitoi kontratën 4.7 milionë euro.

Në faqen e prokurimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim u njoftua se autoriteti kontraktor Fondi Shqiptar i Zhvillimit kishte nënshkruar pak ditë më parë kontratën e cila parashikon që punimët të përfundojnë 2 tetor 2025.

Më herët në dokumente zyrtarë janë dhënë detaje teknike mbi këtë rrugë si dhe potencialin që paraqet ajo për aspektin turistik, çka e ka bërë një nga projektet e përfshira në programin e BERZH që lidhet me përmirësimin  e infrastrukturës në zonat turistike.

“Shiroka dhe Zogaj, dy qendra banimi, janë tashme pjesë e qytetit të Shkodrës, ndodhen në pjesën verilindore të qytetit të Shkodrës, në bregun e liqenit të Shkodrës, në një distancë 5 km dhe 10 km larg respektivisht.

Rruga Shiroke-Zogaj, që do të ndërtohet është vazhdim i rrugës turistike Ura e Bunës-Shirokë, dhe vendoset në trupin e malit të Taraboshit ndër funksionet e rëndësishme të saj, përveç si nevojë për të jetuar banorët e zonës, është mundësia komode e shijimit të resurseve klimaterike të ajrit dhe ujit, dhe atyre turistike të zonës, dhe në një lidhje ndërkufitare me Malin e Zi (me krahinën e Krajës) lëvizja drejt këtyre dukurive, e ka bërë të domosdoshme ndërhyrjen për ndërtimin e kësaj rruge.

Rruga që do të ndërtohet ka një gjatësi prej rreth 6448 metrash linearë” thuhet në isa dokumentet paraprake të projektit .

Rruga ekzistuese në këtë zonë është e asfaltuar por e dëmtuar dhe jo në pak raste është bërë pjesë e thirrjes së banorëve të këtij rajoni për të ndërhyrë me rikonstruksion diçka që pritet tashmë të bëhet konkret vetëm vitin e ardhshëm pas përfundimit të punimeve./monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu